Description
Vaji i ullirit MEÇI erdhi në ekzistencë, i frymëzuar nga admirimi për natyrën dhe si një homazh i sinqertë për fshatin e Zharnecit, një rajon me një traditë të rrënjosur thellë të kultivimit e fruta perimeve dhe prodhimit të vajit të ullirit ne zonën e Divjakës. Ullinjtë e kultivuar në këtë atmosferë i sjellin vajit një shije unike. Procesi i kultivimit të ullirit kryhet me kujdes duke respektuar kushtet mjedisore lokale. Maturimi i ullirit monitorohet nga afër për të zgjedhur momentin e duhur për vjeljen e ullirit. Të zgjedhur me dorë një nga një, ullinjtë dërgohen me kujdes në mulli çdo pasdite për t’u shtypur në mbrëmje me proçes të ftohtë. Rezultati është lëng i çmuar i mrekullueshëm, me ngjyrë të gjelbër dhe të artë, me shije, i quajtur MEÇI OLIVE OIL.